Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprat penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës” dhe “përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
Sipas njoftimit të Policisë, rasti është zbuluar më 21 shtator, pasi hetuesit e Stacionit Policor në Deçan, bazuar në informacione dhe video-incizime, kanë identifikuar personin e dyshuar.
I njëjti dyshohet se më 17 gusht 2026, në fshatin Gllogjan të Deçanit, kishte shtënë me armë zjarri në ajër.
Në koordinim me organet kompetente, Policia ka kontaktuar personin e dyshuar, ndërsa gjatë veprimeve hetimore janë sekuestruar një pushkë dhe një karikator i së njëjtës armë.
Pas intervistimit nga hetuesit, me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/