Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Pejë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka thënë për Telegrafin se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:35 në rrugën “Mbretëresha Teutë”, ku janë përfshirë tri vetura.
“Si pasojë e aksidentit, gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar në Spitalin Rajonal për tretman mjekësor”, ka deklaruar Rugova për Telegrafin.
Rasti është duke u trajtuar nga njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës. /Telegrafi/