Komuna e Klinës ka njoftuar se për shkak të punimeve të asfaltimit do të mbyllet përkohësisht qarkullimi i automjeteve në një segment të rrugës “Sadik Rama”.
Sipas njoftimit të Drejtorisë së Urbanizmit, mbyllja do të bëhet nga kryqëzimi me rrugën “Epopeja e UÇK-së – N9” deri te kryqëzimi me rrugën “Prekë Prendi”.
Qarkullimi në këtë segment do të jetë i mbyllur më 21 dhe 22 shtator 2026, përkatësisht të hënën dhe të martën.
Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik që gjatë këtyre dy ditëve të përdorin rrugë alternative, si dhe të respektojnë sinjalizimin dhe udhëzimet e vendosura në terren.
Mbyllja e përkohshme, sipas komunës, është e nevojshme për të mundësuar zhvillimin e punimeve në mënyrë të sigurt dhe pa pengesa. /Telegrafi/