Inteligjenca artificiale po ndikon gjithnjë e më shumë në mënyrën se si bizneset zhvillojnë produkte, ndërtojnë kapacitete dhe marrin vendime strategjike.
Më 23 shtator 2026, nga ora 18:00, në HaPiTe Space do të mbahet eventi “The Future of AI in Business”, i cili do të sjellë në një diskutim ekspertë të fushës për të trajtuar ndikimin real të AI-së në zhvillimin dhe të ardhmen e bizneseve.
Në panel do të jenë Andre Chapman, CEO i Agilyti, dhe Gent Shala, themelues i G Academy, ndërsa diskutimi do të moderohet nga Valon Canhasi nga Shkolla.AI.
Përmes shembujve konkretë dhe perspektivave nga biznesi, diskutimi pritet të trajtojë mënyrat se si kompanitë mund ta integrojnë inteligjencën artificiale në proceset e tyre, të zhvillojnë produkte më të avancuara dhe të ndërtojnë strategji më të qëndrueshme për të ardhmen.
Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të dëgjojnë për qasje praktike dhe metodologji bashkëkohore, por edhe të parashtrojnë pyetje dhe të diskutojnë drejtpërdrejt me folësit.
Eventi u dedikohet themeluesve, drejtuesve dhe profesionistëve që duan të kuptojnë më mirë se si AI mund të përdoret si një mjet konkret për zhvillimin e biznesit dhe jo vetëm si një trend teknologjik.
“The Future of AI in Business” mbahet më 23 shtator 2026, nga ora 18:00, në HaPiTe Space.
Regjistrohuni në: www.hapite.net
Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar, ndaj regjistrimi paraprak është i nevojshëm.