Sonte, më 19 shtator, Kongresshaus Zürich bëhet pikëtakimi i sipërmarrësve, profesionistëve dhe personaliteteve të komunitetit shqiptaro-zviceran në kuadër të Swissalbs Award Gala Night 2026.
Në qendër të mbrëmjes do të jetë shpallja e fituesve të çmimeve Swissalbs 2026, të cilat synojnë të vlerësojnë arritjet dhe kontributin e shqiptarëve në Zvicër.
Por kush do të jenë fituesit e këtij viti?
Gjatë ceremonisë do të shpallen fituesit në tri kategori:
Entrepreneur Award 2026 – çmimi për Sipërmarrësin e Vitit, që vlerëson suksesin në biznes, inovacionin dhe ndikimin sipërmarrës.
Academic Excellence Award 2026 – çmimi që vlerëson arritjet dhe kontributin në fushën akademike.
Community Hero Award 2026 – çmimi kushtuar individëve që janë dalluar për kontributin dhe angazhimin e tyre ndaj komunitetit.
Programi i mbrëmjes nis në orën 17:30, ndërsa ceremonia e ndarjes së çmimeve fillon në 21:00.
Telegrafi.com – Edicioni i Diasporës, si partner medial i Swissalbs Award Gala Night 2026, do të sjellë zhvillimet dhe fituesit nga ceremonia në Zürich.