KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Leonora Jakupi rrëfehet mes lotësh: Shumë e rëndë për popullin të mendosh se mund të dënohet një lider që nënshkroi deklaratën paqësore

Leonora Jakupi rrëfehet mes lotësh: Shumë e rëndë për popullin të mendosh se mund të dënohet një lider që nënshkroi deklaratën paqësore

Në prag të shpalljes së aktgjykimit për ish-krerët e UÇK-së, këngëtarja, Leonora Jakupi është përlotur gjatë një interviste të fundit.

Në një bisedë në emisionin “Ftesë në 5”, artistja e njohur nuk i mbajti dot lotët teksa foli për mundësinë e dënimit të njerëzve që, sipas saj, luftuan dhe kontribuuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Nëse e llogarisim që dënohet një lider i cili ta nënshkruan deklaratën paqësore, si Hashim Thaçi i cili ishte edhe kryeministër në kohën kur shpalli pavarësinë e Kosovës dhe në kohën kur e morën në Hagë ishte president, vërtet është shumë e rëndë për popullin tonë, jo vetëm për atë por edhe për të tre liderët të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe për dy miqtë e tyre që sot vuajnë dënimin”, ka deklaruar mes tjerash Jakupi.

Emocionet u bënë edhe më të forta kur në bisedë u përfshi nëna e saj. Duke rikthyer kujtimet e viteve të luftës, nënë e bijë shprehën mirënjohjen ndaj shqiptarëve që strehuan dhe ndihmuan popullin e Kosovës gjatë luftës, duke i mbajtur, siç u shprehën ato, “me bukë, ujë dhe shumë dashuri”, raporton Top Channel.

Ndryshe, nesër, më 16 shtator, në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë do të shpallet aktgjykimi në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Seanca ku do të jepet vendimi i shkallës së parë për katër ish-krerët e UÇK-së do të nisë nesër me fillim nga ora 10:00.

Medie të ndryshme nga Kosova, si dhe ndërkombëtare kanë udhëtuar për në Hagë për të përcjellë shpalljen e aktgjykimit.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.