KORREKT / SOT25 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Sateliti i parë malazez lëshohet me sukses në orbitë

Sateliti i parë malazez lëshohet me sukses në orbitë

Sateliti i parë malazez “Luča” është lansuar me sukses në orbitën e ulët të Tokës (LEO).

Kështu ka bërë të ditur drejtori i organizatës së Kërkimeve Hapësinore të Malit të Zi (MSR), Filip Joviçeviq, shkruajnë mediat vendase, përcjell Telegrafi.

Mali i Zi, thekson ai, shkroi një kapitull të ri në historinë e tij teknologjike dhe shkencore me këtë akt.

Më parë, u njoftua se sateliti do të lansohet nga një raketë Soyuz, nga Kozmodromi Vostochny, pranë kufirit të Rusisë dhe Kinës.

“Ky sukses historik është rezultat i dëshirës, këmbënguljes, njohurive dhe punës së madhe, por mbi të gjitha i përpjekjes kolektive të njerëzve që besuan se edhe një vend i vogël mund të arrijë ëndrra të mëdha”, ka thënë Joviçeviq.

Ai shprehu mirënjohjen e tij për të gjithë ata që ishin pjesë e projektit, që nga vetë ideja deri në realizimin e tij.

Ai gjithashtu thotë se lansimi i satelitit nuk është fundi, por fillimi, dhe se Kërkimet Hapësinore të Malit të Zi po kthehen drejt një qëllimi edhe më ambicioz – zhvillimit të raketës së parë malazeze, së pari suborbitale dhe më pas orbitale.

Joviçeviq bëri të ditur se delegacioni i MSR do të kthehet në Mal të Zi më 30 dhjetor, në mbrëmje. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.