KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Labinot Rexha me mesazh para vendimit në Hagë: Lutem që çlirimtarët tanë të lirohen

Labinot Rexha me mesazh para vendimit në Hagë: Lutem që çlirimtarët tanë të lirohen

Në prag të vendimit që pritet të merret në Hagë për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, këngëtari Labinot Rexha, ka ndarë një mesazh të ndjerë përmes Instagramit.

Në InstaStory, Rexha ka publikuar një fotografi, ndërsa përmes shkrimit të vendosur mbi imazh ka shprehur lutjen e tij për ish-luftëtarët e UÇK-së, duke kërkuar që ata të lirohen nga Haga dhe të kthehen pranë familjeve të tyre.

“Lutem Zotit të Madhëruar që çlirimtarët tanë të lirohen nga Haga dhe të kthehen pranë familjeve të tyre”, shkruan ai.

Foto: Instagram

Këngëtari nga Rahoveci thekson gjithashtu se pavarësisht bindjeve politike, sakrifica e atyre që kontribuuan për Kosovën duhet respektuar.

Në fund, e mbyll mesazhin me një tjetër lutje për drejtësi dhe kthimin e çlirimtarëve pranë të dashurve të tyre.

“Pavarësisht bindjeve politike, ata meritojnë drejtësinë dhe respektin. Kosova ka nevojë për ta, për kontributin dhe për sakrificën e tyre. O Zot i lëshoju vuajtjet, jepu forcë dhe mundësoju sa më shpejt të jenë të lirë pranë më të dashurve të tyre. Amin”.

Për rikujtim, Gjykata Speciale në Hagë pritet të shpallë më 16 shtator aktgjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.