KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

BIK-u merr vendim për vendosjen e flamurit të UÇK-së në institucionet dhe xhamitë

BIK-u merr vendim për vendosjen e flamurit të UÇK-së në institucionet dhe xhamitë

Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) ka marrë vendim që të gjitha strukturat dhe institucionet e saj të obligohen për vendosjen dhe ekspozimin e flamurit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Sipas vendimit, flamuri i UÇK-së do të vendoset edhe në minaret e xhamive në Kosovë, përveç hapësirave të përcaktuara dhe të zakonshme ku vendosen flamujt.

Vendimi është marrë në mbledhjen e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës.

Nga BIK-u, sipas vendimit, është kërkuar që zbatimi i këtij vendimi të bëhet në të gjitha strukturat dhe institucionet që veprojnë në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.