KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Inspektorati i Punës ndalon përkohësisht punimet në një objekt ndërtimi në Mati 1

Inspektorati i Punës ndalon përkohësisht punimet në një objekt ndërtimi në Mati 1

Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar përkohësisht punimet në një objekt ndërtimi në lagjen Mati 1 në Prishtinë, pas konstatimit të parregullsive në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë.

Sipas njoftimit të Inspektoratit, gjatë inspektimit në këtë objekt janë evidentuar mangësi lidhur me marrjen e masave të nevojshme për garantimin e sigurisë së punëtorëve.

Për shkak të këtyre shkeljeve, Inspektorati Qendror i Punës ka nxjerrë vendim për ndalimin e përkohshëm të punimeve.

Punimet do të mund të rifillojnë pas eliminimit të të gjitha mangësive të evidentuara dhe krijimit të kushteve të sigurta për zhvillimin e veprimtarisë.

Inspektorati ka bërë të ditur se do të vazhdojë mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit të punës, ndërsa u ka bërë thirrje punëdhënësve që t’i respektojnë standardet e sigurisë dhe shëndetit në vendin e punës, me qëllim të parandalimit të aksidenteve. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.