KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Fenerbahce dhe Roma ndajnë pikët në një ndeshje dramatike të Ligës së Kampionëve

Fenerbahce dhe Roma ndajnë pikët në një ndeshje dramatike të Ligës së Kampionëve

Fenerbahçe ka barazuar 1-1 me Romën në ndeshjen e parë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve, në një përballje dramatike ku të dyja skuadrat patën mundësitë e tyre për të marrë fitoren.

Roma e nisi më mirë takimin dhe në minutën e 21-të pati një mundësi të artë për të kaluar në epërsi. Paulo Dybala doli i vetëm përballë portierit Ederson, por goditja e tij u ndal nga një pritje e shkëlqyer.

Fenerbahçe u përpoq të reagonte, por në minutën e 39-të Roma gjeti golin e epërsisë. Donyell Malen asistoi për Bryan Cristanten, i cili kontrolloi bukur topin në hyrje të zonës dhe me një goditje të saktë e dërgoi topin në këndin e poshtëm të portës për 0-1.

Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë, ndërsa Fenerbahçe u detyrua të kërkonte reagimin pas pushimit.

Skuadra turke e nisi pjesën e dytë me më shumë agresivitet dhe shpërblimi erdhi shumë shpejt.

Në minutën e 48-të, Mason Greenwood krijoi hapësirën dhe pas kombinimit me Archie Brown, ky i fundit realizoi me një parabël të bukur për të barazuar rezultatin në 1-1. Fenerbahçe më pas pati edhe raste të tjera për përmbysje.

Në minutën e 52-të, Vedat Muriqi iu afrua golit të dytë, por goditja e tij e ulët u ndal nga Mile Svilar.

Në aksionin vijues, Bartug Elmaz provoi nga distanca, por goditja e tij përfundoi pak mbi traversë. Muriqi u zëvendësua në minutën e 72-të, duke ia lënë vendin Romelu Lukakut.

Fenerbahçe vazhdoi të kërkonte golin e fitores dhe në minutën e 72-të Oguz Aydın u gjend në pozitë të mirë brenda zonës, por Mile Svilar bëri një pritje fantastike.

Rasti më i madh i minutave të fundit erdhi në të 86-tën, kur Nathan Aké kërceu pas një goditjeje standarde dhe me kokë goditi traversën.

Në fund, Fenerbahçe dhe Roma u desh të pajtoheshin me nga një pikë në hapje të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.