KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

LSDM: Qeveria po i keqmenaxhon financat, borxhi afrohet në 12 miliardë euro

LSDM: Qeveria po i keqmenaxhon financat, borxhi afrohet në 12 miliardë euro

Partia opozitare LSDM, akuzon Qeverinë për keqmenaxhim të financave publike dhe pretendon se borxhi po i afrohet 12 miliardë eurove, ose mbi 65 për qind të PBB-së.

Zëdhënësja e LSDM-së, Keti Shterjova, thotë se vetëm në dy vitet e fundit Qeveria e Mickoskit ka marrë rreth 4 miliardë euro borxh të ri.

“Rreth 8 miliardë euro është borxhi total i të gjitha qeverive në 35 vjet të Maqedonisë së pavarur. Mickoski ka marrë gjysmën e këtij borxhi vetëm në dy vjet. Kjo është papërgjegjshmëri ekonomike dhe një akumulim i rrezikshëm i borxhit mbi shpinën e qytetarëve. Borxhi publik po shkon drejt 12 miliardë eurove, ose mbi 65 për qind të PBB-së, ndërsa interesi që shteti paguan çdo vit është rritur nga 120 në rreth 350 milionë euro.”, – deklaroi Keti Shterjova nga LSDM.

Shterjova akuzon gjithashtu Qeverinë se borxhi i ri nuk është reflektuar në përmirësimin e standardit të jetesës apo në investime kapitale.

Nga pushteti i kanë heshur poshtë akuzat e opozitës teksa thonë se LSDM-ja duhet të përgjigjet për borxhet e krijuara gjatë qeverisjes së saj së bashku me BDI-në.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.