KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Shpërthimi në një karburant në Tiranë – shoqërohen 4 persona, mes tyre administratori i biznesit dhe drejtuesi teknik

Shpërthimi në një karburant në Tiranë – shoqërohen 4 persona, mes tyre administratori i biznesit dhe drejtuesi teknik

Katër persona janë shoqëruar nga policia në kuadër të hetimeve për shpërthimin e fuqishëm të ndodhur mëngjesin e sotëm në një karburant në zonën e Brrylit në Tiranë.

Gazetarja e Top Cannel, Dorjana Bezat, raporton se bëhet fjalë për drejtuesin e automjetit që po furnizohej me gaz në momentin e shpërthimit, menaxherin, administratorin dhe drejtuesin teknik të pikës.

Shoqërimet janë kryer në kuadër të hetimit për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e përgjegjësive për ngjarjen, e cila shkaktoi plagosjen e tre punonjësve dhe dëme të konsiderueshme materiale.

Sipas të dhënave paraprake të Policisë, dyshohet se shpërthimi ka ndodhur gjatë kohës që një automjet po furnizohej me karburant, ndërsa në ambientet e pikës kishte pasur rrjedhje gazi.

Tre punonjësit e karburantit të dëmtuar nga ngjarja janë transportuar në Spitalin Universitar të Traumës dhe, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, ndodhen në gjendje të stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën. /Tch/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.