KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Edhe dy banka nisin zbatimin e Sistemit të Pagesave të Shpejta në Kosovë – TIPS-K

Edhe dy banka nisin zbatimin e Sistemit të Pagesave të Shpejta në Kosovë – TIPS-K

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) njofton se, sipas planit, TIPS-K po zgjerohet me pjesëmarrjen e dy bankave të reja.

Bankat që kanë nisur zbatimin e TIPS-K janë ⁠Ziraat Bank dhe PriBank.

Aktualisht me këto dy, numri i bankave që operojnë në TIPS-K ka shkuar në gjashtë: ProCredit Bank, Banka për Biznes, Raiffeisen Bank, NLB Banka, ⁠Ziraat Bank dhe PriBank.

BQK njofton se lista e përditësuar e bankave pjesëmarrëse, tarifat, përgjigjet në pyetjet më të shpeshta dhe informacionet për funksionimin e sistemit janë në dispozicion në faqen zyrtare të BQK-së, në seksionin e dedikuar për TIPS-K: https://bqk-kos.org/tips-k/.

Bankat e tjera do t’i bashkohen sistemit gradualisht dhe në vijimësi, pas përfundimit të përgatitjeve të nevojshme teknike dhe operative, brenda periudhës kalimtare tremujore, e cila përfundon më 23 shkurt 2027. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.