Jennifer Lawrence ka folur hapur për ndërhyrjet estetike që ka bërë, duke pranuar se përdor doza të vogla Botox-i për të ruajtur një pamje natyrale të fytyrës.
“Kam nevojë për lëvizje në fytyrë – bëj botoks të vogël, por nuk mund të bëj shumë”, është shprehur aktorja 36-vjeçare.
Lawrence tha se kujdeset për lëkurën edhe përmes trajtimeve të fytyrës, ndërsa tregoi se është e interesuar për transferimin e dhjamit, por ende nuk është e sigurt nëse do ta provonte, shkruan DailyMail.
Ajo pranoi gjithashtu se do të dëshironte të bënte heqjen e dhjamit bukal, por mendon se ndërhyrja do të vihej menjëherë re nga publiku.
Aktorja ka folur edhe më herët për ndryshimet në trup pas shtatzënisë së dytë.
Ajo ka zbuluar se planifikon një operacion për zmadhimin e gjoksit, pasi tha se trupi i saj nuk u rikthye në gjendjen e mëparshme pas lindjes së fëmijës së dytë. /Telegrafi/