Agjencitë ukrainase kundër korrupsionit, NABU dhe SAPO, publikuan regjistrime audio të personave të përfshirë në operacionin “Carthage”, i cili synonte mbylljen e qendrave të paligjshme të thirrjeve që mashtronin qytetarët e Ukrainës dhe vendeve evropiane.
Qendrat e thirrjeve dyshohet se mbroheshin nga struktura të zbatimit të ligjit në Ukrainë.
Dje u arrestua Sergey Kropyva, drejtues i departamentit të kibernetikës në Zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës. Në regjistrimet e hetimit ai përmendet me emrin e koduar “Kancelari”.
“Kancelari” raportohet se i përgjigjej një personi të identifikuar me emrin e koduar “Shefi”. NABU nuk e përmend drejtpërdrejt emrin e këtij personi, por jep një të dhënë: patronimi i tij është Andreevich.
Ky është i njëjti patronim që mban Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës, Ruslan Kravchenko.
NABU thekson gjithashtu se, nëse pavarësia e agjencive kundër korrupsionit nuk do të ishte mbrojtur vitin e kaluar, ky hetim mund të mos kishte ndodhur kurrë.
Pikërisht këto institucione ishin ato që, sipas NABU-së, synohej të viheshin nën kontrollin e Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm. /Telegrafi/