KORREKT / SOT31 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Dështon transferimi i Betim Fazlijit te Zurichu – presidenti i klubit jep detaje

Dështon transferimi i Betim Fazlijit te Zurichu – presidenti i klubit jep detaje

Transferimi i Betim Fazlijit te Zurichu ka dështuar në momentet e fundit të afatit kalimtar.

Mbrojtësi i St. Gallenit nuk i ka kaluar me sukses testet mjekësore, ka bërë të ditur të martën presidenti i Zurichut, Ancillo Canepa, për “Blue Sport”.

Për këtë arsye, klubi zviceran është tërhequr nga transferimi i 27-vjeçarit, pavarësisht se negociatat mes palëve kishin avancuar ndjeshëm dhe marrëveshja ishte praktikisht arritur.

“Negociatat ishin në një fazë të avancuar dhe në thelb kishim arritur një marrëveshje. Problemi ishte kontrolli mjekësor. Nuk është një problem i madh, por do të duhen disa javë derisa ai të jetë përsëri i aftë”.

“Në situatën tonë aktuale, na duhet dikush që mund ta aktivizojmë menjëherë. Ai do të kishte qenë perfekt si udhëheqës. Fatkeqësisht, nuk mund ta përfundojmë këtë transferim”, ka deklaruar Canepa.

telegrafi.com

Fazliji, i cili numëron 23 paraqitje me fanellën e Kosovës, do të vazhdojë të jetë pjesë e St. Gallenit, me të cilin ka kontratë deri në vitin 2027. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.