KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Të shtëna me armë në Holandë, një i vdekur dhe dy policë të plagosur

Të shtëna me armë në Holandë, një i vdekur dhe dy policë të plagosur

Një person ka humbur jetën dhe dy efektivë policie janë plagosur pas një incidenti me armë zjarri gjatë natës në fshatin Overasselt, në provincën holandeze të Gelderlandit.

Policia u thirr rreth orës 04:20 të mëngjesit, pas raportimeve për të shtëna me armë në rrugën Ewijkseweg, transmeton Telegrafi.

Kur mbërritën në vendngjarje, efektivët gjetën një person të pajetë, ndërsa dy prej tyre u plagosën gjatë incidentit. Ata u dërguan në spital dhe, sipas autoriteteve, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka kryer disa arrestime gjatë natës, ndërsa njësite speciale të DSI-së vazhduan kërkimet në zonë edhe gjatë mëngjesit.

Gjatë operacionit u dëgjuan edhe të shtëna paralajmëruese, ndërsa disa rrugë u mbyllën për sigurinë e banorëve.

Autoritetet ende nuk kanë bërë të ditur identitetin e viktimës, shkakun e vdekjes apo numrin e saktë të personave të arrestuar.

Kryetari i komunës, Joerie Minses, e dënoi ashpër ngjarjen, duke e cilësuar dhunën “krejtësisht të papranueshme” dhe “përtej çdo kufiri”.

Hetimet vijojnë për të zbardhur se çfarë ndodhi dhe motivin e sulmit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.