KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kosova po mbushet me mbeturina, Bajrami alarmon: 77 deponi ilegale të reja brenda një viti

Kosova po mbushet me mbeturina, Bajrami alarmon: 77 deponi ilegale të reja brenda një viti

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka ngritur shqetësimin për rritjen e numrit të deponive ilegale të mbeturinave në Kosovë, duke iu referuar të dhënave të Raportit të Progresit për vendin.

Sipas Bajramit, vetëm gjatë vitit të fundit në Kosovë janë shtuar 77 deponi ilegale, duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 535, raporton lajmi.net.

“Sipas Raportit të Vendit, vetëm në vitin e fundit Kosovës i janë shtuar 77 deponi ilegale të mbeturinave, duke e çuar numrin e tyre në 535 sosh”, ka deklaruar Bajrami.

Deputetja e LDK-së kishte ngritur më herët shqetësime edhe për një deponi ilegale në fshatin Sferkë të Pejës, e cila ishte përfshirë nga zjarri./Lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.