KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Sigurohet medalja e shtatë për Kosovën, Islam Selmani në finale për të artën

Sigurohet medalja e shtatë për Kosovën, Islam Selmani në finale për të artën

Islam Selmani ka siguruar medaljen e shtatë për Kosovën në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, duke i dhënë një tjetër moment historik edhe karatesë kosovare. Karateisti ynë është kualifikuar në finale dhe tash do të luftojë për medaljen e artë.

Selmani ka vazhduar me paraqitje të shkëlqyeshme në Taranto, duke arritur deri në finalen e kategorisë deri në 60 kilogramë dhe duke siguruar kështu të paktën medaljen e argjendtë për Kosovën.

Kjo është medalja e parë e Kosovës në karate në këtë edicion të Lojërave Mesdhetare dhe e shtata në total.

Tash, të gjitha sytë janë te finalja, ku Selmani do të synojë ta kurorëzojë paraqitjen e tij me medaljen e artë.

Suksesi i tij vjen pas një periudhe të jashtëzakonshme në karrierë.

Selmani është nënkampion bote në kategorinë deri 60 kilogramë, pasi në vitin 2025 fitoi medaljen e argjendtë në Kampionatin Botëror në Kajro. Me atë rezultat, ai u bë karateisti i parë kosovar që fitoi medalje të argjendtë në një Kampionat Botëror.

21-vjeçari është pjesë e ekipit kosovar në karate në “Taranto 2026”, ku Federata e Karatesë së Kosovës ka dërguar nëntë sportistë.

Ekipi udhëhiqet nga selektori Isak Curri, ndërsa Selmani është një prej kandidatëve kryesorë për medalje.

Përveç Donjeta Sadikut, që fitoi të artën në boks, medaljet për Kosovën i kanë fituar Laura Fazliu të argjendtë, si dhe Akil Gjakova, Flaka Loxha, Fatjona Kasapi dhe Shpati Zekaj me medalje të bronzta.

Tashmë, Selmani është vetëm një luftë larg të artës. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.