Nëse jeni në kërkim të një prone afariste me potencial të lartë investimi, ky lokal duplex me sipërfaqe totale 491.8m² në Marigona Hill mund të jetë zgjedhja e duhur për ju. Prona ofrohet për shitje me çmim 1,426,200 euro, përkatësisht 2,900€ Neto për m².
Lokali është i vendosur në zemër të kompleksit, pranë parkut dhe hapësirave rekreative, me qasje të lehtë dhe në një lokacion mjaft të frekuentuar. Ai është i strukturuar në dy nivele, në suteren me sipërfaqe 352.5m² dhe përdhes me sipërfaqe 139.3m², duke ofruar hapësirë funksionale dhe ndriçim të bollshëm natyral nga dy anë. Prona ka të kontraktuar marrëveshje për qira aktive dhe pritet të finalizohet gjatë muajit shtator, çka e bën këtë lokal një mundësi ideale për investim.
Karakteristika dhe informata të pronës:
- Sipërfaqe: 491.8m² (352.5m² + 139.3m²)
- 2 hapësira
- 2 banjo
- Dokumentacioni me Noter
- Orientimi: Lindje, Perëndim, Jug
- Sistemi i ngrohjes: KEDS
- Vendparkim
Marigona Hill është një lagje moderne në Prishtinën e Re, e projektuar për të strehuar rreth 5,000 banorë, duke krijuar një treg të qëndrueshëm për çdo biznes. Kompleksi ofron infrastrukturë moderne, hapësira të gjelbra, shtigje për ecje dhe çiklizëm, qendra sportive dhe SPA, hotel, restorante e kafene, si dhe një gamë të plotë shërbimesh, përfshirë laborator, qendër mjekësore, fizioterapi, farmaci dhe klinikë ditore. Përveç këtij lokali, në Marigona Hill ofrohen për shitje edhe shtëpi, apartamente, terraciere dhe lokale të tjera afariste.
Kontakti:
Agjenti: Drilon Tullari
Emaili: drilon.tullari@pro-rks.com
Numri kontaktues: +383 44 888 444



