KORREKT / SOT17 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Kristjan Asllani prezantohet te Al Jazira

Kristjan Asllani prezantohet te Al Jazira

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Kristjan Asllani, është prezantuar zyrtarisht si futbollist i ri i Al Jazira në Emiratet e Bashkuara Arabe.

24-vjeçari kalon te klubi nga Abu Dhabi nga Interi, në formë huazimi për një sezon. Marrëveshja raportohet se nuk përfshin opsion blerjeje në fund të sezonit, kështu që Asllani pritet të rikthehet te Interi verën e ardhshme.

Asllani iu bashkua Interit në vitin 2022 nga Empoli, në një transferim me vlerë totale prej rreth 15.7 milionë eurosh, por nuk arriti të sigurojë një vend të rregullt në formacion.

Në total, shqiptari ka zhvilluar 99 paraqitje me fanellën e Interit, duke shënuar katër gola dhe dhuruar pesë asistime.

Pas huazimeve te Torino dhe Besiktas sezonin e kaluar, Asllani tani nis një kapitull të ri në karrierë, me synimin për të gjetur më shumë minuta dhe vazhdimësi te Al Jazira. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.