Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    U torturua nga babai sa ishte e vogël, Bia: E kam falur babain

    January 3, 2026

    Përballja e qytetarëve me regjimin iranian – pse protestat e sotme nuk ngjajnë me ato të mëparshme?

    January 2, 2026

    Operacioni i mençur i Ukrainës që turpëroi Rusinë – shikoni se si forcat ruse u mashtruan nga ushtria ukrainase

    January 2, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • U torturua nga babai sa ishte e vogël, Bia: E kam falur babain
    • Përballja e qytetarëve me regjimin iranian – pse protestat e sotme nuk ngjajnë me ato të mëparshme?
    • Operacioni i mençur i Ukrainës që turpëroi Rusinë – shikoni se si forcat ruse u mashtruan nga ushtria ukrainase
    • “Babai im na ngulte pirunjtë në duar dhe na godiste me hekurin e rripit” – rrëfimi tronditës i Bias, fëmijëria dhe humbja e nënës
    • Numërohen 98.55% e votave, ndryshim në dy mandatet e fundit të LVV-së
    • Armando Broja: Lumturohem kur shënoj, jam më i fortë e më i shpejtë se në të kaluarën
    • Rama do të vendos taksë për të gjitha automjetet që nuk janë të Prishtinës
    • Ministri izraelit: Presidenti sirian mbështet ISIS-in, lufta me Sirinë është çështje kohe
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Saturday, January 3
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
      • Zgjedhjet e 28 dhjetorit
      • Zgjedhjet parlamentare 2025
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » Mbreti ynë, prifti ynë, feudali ynë – si po na kthen inteligjenca artificiale në Mesjetë

    Mbreti ynë, prifti ynë, feudali ynë – si po na kthen inteligjenca artificiale në Mesjetë

    korrektpressBy korrektpressDecember 26, 2025 Chatgpt 6 Mins Read
    Mbreti ynë, prifti ynë, feudali ynë - si po na kthen inteligjenca artificiale në Mesjetë
    Mbreti ynë, prifti ynë, feudali ynë - si po na kthen inteligjenca artificiale në Mesjetë
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Nga: Joseph de Weck / The Guardian
    Përkthimi: Telegrafi.com

    Këtë verë, u përballa me trafik në rrugët përvëluese të Marsejës. Në një kryqëzim, mikesha ime në ulësen e pasagjerit më tha të kthehesha djathtas drejt një vendi të njohur për supën e peshkut. Por, aplikacioni i navigimit Waze na udhëzonte të vazhdonim drejt. I lodhur, dhe me Renault-n që ndihej si një saunë me rrota, ndoqa këshillën e Waze-it. Pak çaste më vonë, mbetëm të bllokuar në një kantier ndërtimi.

    Një moment i parëndësishëm, mbase. Por, një i tillë që përmbledh ndoshta pyetjen përcaktuese të epokës sonë, ku teknologjia prek thuajse çdo aspekt të jetës: kujt i besojmë më shumë – njerëzve të tjerë dhe instinkteve tona, apo makinerisë?

    Filozofi gjerman Immanuel Kant, e përkufizoi epokën e Iluminizmit si “daljen e njeriut nga papjekuria e vetëshkaktuar”. Papjekuria, shkroi ai, është “paaftësia për të përdorur arsyen pa udhëheqjen e dikujt tjetër”. Për shekuj me radhë, ky “tjetri” që drejtonte mendimin dhe jetën e njeriut ishte shpesh prifti, monarku apo feudali – ata që pretendonin se vepronin si zëri i Zotit në Tokë. Në përpjekjet për të kuptuar fenomenet natyrore – pse shpërthejnë vullkanet, pse ndryshojnë stinët – njerëzit i drejtoheshin Zotit për përgjigje. Në formësimin e botës shoqërore, nga ekonomia te dashuria, feja na shërbente si udhërrëfyes.

    Sipas Kantit, njerëzit gjithmonë kishin aftësinë për të arsyetuar. Thjesht, nuk e kishin gjithmonë guximin për ta përdorur atë. Por, me Revolucionin Amerikan dhe më vonë atë Francez, një epokë e re po agonte: arsyeja do të zëvendësonte besimin dhe mendja njerëzore, e çliruar nga autoriteti, do të bëhej motori i përparimit dhe një bote më morale. “Sapere aude” ose “Guxo të përdorësh mendjen tënde” – i nxiste Kanti bashkëkohësit e tij.

    Dy shekuj e gjysmë më vonë, mund të pyesim nëse po rrëshqasim sërish në papjekuri. Një aplikacion që na thotë se cilën rrugë do të marrim është një gjë. Por, inteligjenca artificiale [IA] rrezikon të bëhet “tjetri” ynë i ri – një autoritet i heshtur që udhëheq mendimet dhe veprimet tona. Rrezikojmë të heqim dorë nga guximi i fituar me mund për të menduar – dhe këtë herë jo ndaj perëndive apo mbretërve, por ndaj kodit.

    ChatGPT u lansua vetëm tre vjet më parë dhe, megjithatë, një sondazh global i publikuar në prill zbuloi se 82 përqind e të anketuarve e kishin përdorur IA-në gjatë gjashtë muajve të fundit. Qoftë kur vendosnin të përfundonin një marrëdhënie apo për kë të votonin, njerëzit u drejtoheshin makinerive për këshilla. Sipas OpenAI-së, 73 përqind e kërkesave të përdoruesve lidhen me tema që nuk kanë të bëjnë me punën. Edhe më intriguese, sesa varësia jonë nga gjykimi i IA-së në jetën e përditshme, është ajo që ndodh kur e lejojmë atë të flasë në emrin tonë. Tani, shkrimi është ndër përdorimet më të zakonshme të ChatGPT-së, menjëherë pas kërkesave praktike si “bëje vet” apo këshillat për kuzhinë. Autorja amerikane Joan Didion ka thënë njëherë: “Shkruaj vetëm për të zbuluar se çfarë mendoj”. Por, kur ndalojmë së shkruari? A ndalojmë së zbuluari?

    Ajo që shqetëson është se disa prova sugjerojnë se përgjigjja mund të jetë një po. Një studim i Institutit të Teknologjisë së Masaçusetsit [MIT] përdori elektroencefalografi (EEG) për të monitoruar aktivitetin e trurit të eseistëve që kishin qasje në IA, në motorë kërkimi si Google, ose nuk kishin fare ndihmë. Ata që mund të mbështeteshin tek IA-ja shfaqën aktivitetin më të ulët kognitiv dhe kishin vështirësi në citimin e saktë të punës së tyre. Më shqetësuese ishte se, pas disa muajsh, pjesëmarrësit që përdorën IA-në u bënë gjithnjë e më dembelë, duke kopjuar blloqe të tëra teksti në esetë e tyre.

    Studimi është i vogël dhe jo i përsosur, por Kanti do ta kishte njohur këtë model. “Dembelia dhe frika”, shkroi ai, “janë arsyet pse një pjesë kaq e madhe e njerëzve … mbeten në papjekuri gjatë gjithë jetës, dhe pse është kaq e lehtë që të tjerët të vendosen si kujdestarë të tyre. Është kaq e lehtë të jesh i papjekur”.

    Sigurisht, interesantja e IA-së qëndron te rehatia që ofron. Kursen kohë, shmang përpjekjen dhe – ç’është më e rëndësishmja – ofron një mënyrë të re për të hequr përgjegjësinë nga vetja. Në librin e tij të vitit 1941, Arratisje nga liria, psikanalisti gjerman Erich Fromm argumentoi se ngritja e fashizmit mund të shpjegohej pjesërisht nga dëshira e njerëzve për të dorëzuar lirinë e tyre në këmbim të sigurisë së nënshtrimit. IA-ja ofron një mënyrë të re për të dorëzuar atë barrë të mendimit dhe vendimmarrjen personale.

    Tërheqja më e madhe e IA-së është se mund të bëjë gjëra që mendja jonë nuk mundet – të përpunojë oqeane me të dhëna dhe ta bëjë këtë me shpejtësi të paprecedentë. Ulur në makinë në Marsejë, kjo ishte, në fund të fundit, arsyeja pse zgjodha t’i besoja makinerisë dhe jo shoqes time (një vendim të cilin ajo e mori si fyerje). Me gjithë qasjen e saj në të dhëna, mendova unë, sigurisht që aplikacioni duhet ta dijë më mirë.

    Problemi është se IA-ja është një kuti e zezë. Ajo prodhon dije, por pa e thelluar domosdo kuptimin njerëzor. Ne nuk e dimë realisht si arrin në përfundimet e veta – edhe vetë programuesit e pranojnë këtë. Dhe, as nuk mund ta verifikojmë arsyetimin e saj sipas kritereve të qarta e objektive. Kështu që kur ndjekim këshillat e IA-së, nuk udhëhiqemi nga arsyeja. Po rikthehemi në mbretërinë e besimit. In dubio pro machina – kur dyshon, beso makinën – mund të bëhet parimi ynë udhëheqës në të ardhmen.

    IA-ja mund të jetë aleate e fuqishme e njerëzve në kërkimin racional. Mund të na ndihmojë të shpikim ilaçe, të na çlirojë nga “punët e kota” ose nga detyrat e taksave – gjëra që kërkojnë pak mendim dhe ofrojnë edhe më pak kënaqësi. Aq më mirë. Por, Kanti dhe bashkëkohësit e tij nuk e mbështetën arsyen mbi besimin vetëm që njerëzit të mund të sistemonin më mirë ose të kishin më shumë kohë të lirë. Mendimi kritik nuk kishte të bënte vetëm me efikasitetin – ishte praktikë e lirisë dhe emancipimit njerëzor.

    Mendimi njerëzor është i çrregullt dhe plot gabime, por na detyron të debatojmë, të dyshojmë, të testojmë ide kundrejt njëra-tjetrës – dhe të njohim kufijtë e të njohjes tonë. Ndërton vetëbesimin, si individualisht ashtu edhe kolektivisht. Për Kantin, ushtrimi i arsyes nuk ishte kurrë vetëm për dije; ishte për t’ua mundësuar njerëzit të bëheshin veprues të jetës së tyre dhe të rezistojnë ndaj dominimit. Ishte për të ndërtuar një bashkësie morale të mbështetur në parimin e përbashkët të arsyes dhe debatit dhe jo në besimin e verbër.

    Me gjithë përfitimet që sjell IA-ja, sfida është kjo: si mund të shfrytëzojmë premtimin e saj për inteligjencë mbinjerëzore, pa cenuar arsyen njerëzore – gurin themeltar të Iluminizmit dhe të vetë demokracisë liberale? Kjo mund të jetë një nga pyetjet më përcaktuese të shekullit XXI. Dhe, është një pyetje që nuk duhet t’ia delegojmë makinës. /Telegrafi/

    TË TJERA

    Dramaturgu i cili ka parë të ardhmen që nuk është njerëzore

    “Aksident me aeroplan në Finlandë” – foto e rreme e krijuar me inteligjencë artificiale shqetëson zviceranët

    TikTok, AI dhe gjurmë ruse – si përpiqeshin video viralë të nxjerrin një vend anëtar jashtë BE-së

    Seria Galaxy S26 do të ofrojë inteligjencë artificiale të përmirësuar në pajisje

    Polonia i kërkon Brukselit të hetojë TikTok për përmbajtjen e gjeneruar nga inteligjenca artificiale

    Meta vazhdon “zgjerimin e Inteligjencës Artificiale”, blen një startup nga Singapori për mbi 2 miliardë dollarë

    ChatGPT, Gemini, Grok dhe të tjerë, cilat vende përdorin më shumë mjete të AI-së gjeneruese në të gjithë Evropën?

    LEXO GJITHASHTU

    U torturua nga babai sa ishte e vogël, Bia: E kam falur babain

    January 3, 2026

    Përballja e qytetarëve me regjimin iranian – pse protestat e sotme nuk ngjajnë me ato të mëparshme?

    January 2, 2026

    Operacioni i mençur i Ukrainës që turpëroi Rusinë – shikoni se si forcat ruse u mashtruan nga ushtria ukrainase

    January 2, 2026

    “Babai im na ngulte pirunjtë në duar dhe na godiste me hekurin e rripit” – rrëfimi tronditës i Bias, fëmijëria dhe humbja e nënës

    January 2, 2026
    TË TJERA

    Numërohen 98.55% e votave, ndryshim në dy mandatet e fundit të LVV-së

    January 2, 2026

    Armando Broja: Lumturohem kur shënoj, jam më i fortë e më i shpejtë se në të kaluarën

    January 2, 2026

    Rama do të vendos taksë për të gjitha automjetet që nuk janë të Prishtinës

    January 2, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.