KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Pamje tronditëse të fytyrës së Jake Paulit pas operimit nga nokauti i Joshuas

Pamje tronditëse të fytyrës së Jake Paulit pas operimit nga nokauti i Joshuas

Mbrëmë (e enjte), gazeta spanjolle Marca publikoi një video shqetësuese të shfaqjes së YouTuber-it dhe boksierit amerikan Jake Paul, pasi pësoi një humbje të rëndë në ndeshjen kundër Anthony Joshua.

Joshua e nokautoi Paulin javën e kaluar në një ndeshje të zhvilluar në Miami. Nokauti ndodhi në raundin e gjashtë të ndeshjes.

Pastaj Joshua e rrëzoi Paulin me një goditje të fortë me të djathtën, pas së cilës influencuesi i YouTube nuk mundi të ngrihej dhe gjyqtari e ndaloi ndeshjen.

Pas luftës, Paul përfundoi në spital, dhe më pas njoftoi se kishte një operacion të suksesshëm pasi Joshua ia theu nofullën në dy vende me këtë nokaut.

Tani, gjashtë ditë pas ndeshjes, ndërsa Paul po rikuperohet nga operacioni, gazeta Marca ka publikuar një foto dhe video se si duket ai pas operacionit dhe një dëmtimi të rëndë.

“Operacioni shkoi mirë, faleminderit për gjithë dashurinë dhe mbështetjen. Dy pllaka titani në secilën anë. Disa dhëmbë u nxorën. Mund të pi vetëm lëngje për shtatë ditët e ardhshme”, ka thwnw Paul pas operacionit.

Ishte lufta e 14-të profesionale e Paulit dhe e dyta kundër një boksieri “të vërtetë” aktiv, dhe njëkohësisht disfata e tij e dytë, pasi më parë ishte mundur nga Tommy Fury. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.