Shkolla e Pingpongut “Ahmet Hoxha” dhe KPP “Rilindja” në Ferizaj po vazhdojnë traditën e pingpongut që nga viti 1992, me fokus zhvillimin e talenteve të rinj.
Nën drejtimin e trajnerëve Alban Hoxha dhe Besnik Behluli, si dhe zëvendëstrajnerit Leventi, klubi po shënon rezultate të rëndësishme.
Brenda një viti, ekipi i vajzave është ngjitur në Superligë, ndërsa talentet e reja kanë arritur suksese individuale: Meti kampion i Kosovës U9, Sara dhe Olti nënkampionë të Kosovës, ndërsa Erina fituese e vendit të tretë.
Me këto rezultate, klubi ferizajas synon të vazhdojë sukseset në Kosovë dhe të dëshmohet edhe në arenën ndërkombëtare.
Ndryshe, Olti Behluli dhe Sara Hoxha kanë gjithsej 23 kupa. /Indeksonline/
Burimi: indeksonline.net ↗

