KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ndërtesa Empire State ndriçohet me ngjyrë rozë në nder të Dolly Parton

Ndërtesa Empire State ndriçohet me ngjyrë rozë në nder të Dolly Parton

Empire State Building u ndriçua me një shkëlqim rozë mbrëmjen e së martës, në nder të ikonës së muzikës country Dolly Parton, e cila ndërroi jetë në moshën 80-vjeçare.

Ndriçimi special u bë nga ora 21:25 deri në 22:25, si dedikim për jetën dhe trashëgiminë e artistes.

Zgjedhja e orës 21:25 nuk ishte e rastësishme.

Foto: Instagram

Ajo ishte një referencë e drejtpërdrejtë për një prej këngëve më të famshme të Parton, “9 to 5”, e cila u publikua në vitin 1980 dhe u bë një nga hitet më të njohura të karrierës së saj.

Në njoftim, Empire State Building e cilësoi Dolly Parton si një ikonë globale të kulturës, karriera e së cilës zgjati rreth shtatë dekada dhe preku breza të tërë fansash.

Në të njëjtën kohë, u vu në pah edhe puna e saj humanitare, veçanërisht përmes Dollywood Foundation dhe Imagination Library, programi që ka shpërndarë qindra miliona libra për fëmijë në mbarë botën.

Vdekja e Parton ka shkaktuar reagime të shumta në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën.

Artistja la pas një karrierë të jashtëzakonshme si këngëtare, kompozitore dhe aktore, me këngë të paharrueshme si “Jolene”, “9 to 5” dhe “I Will Always Love You”.

Përveç muzikës, ajo u bë e njohur edhe për veprimtarinë e saj bamirëse dhe ndikimin që pati në arsim dhe në komunitete të ndryshme. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.