KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kuvendi del me reagim: Nuk paguhet sigurim privat për deputetët

Kuvendi del me reagim: Nuk paguhet sigurim privat për deputetët

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut mohon se u paguan sigurim shëndetësor privat deputetëve dhe të punësuarve.

Në një demant, Kuvendi thotë se informacionet e publikuara në disa media janë të pasakta dhe manipuluese. Sipas Kuvendit, bëhet fjalë për kontrolle sistematike dhe parandaluese shëndetësore, të cilat punëdhënësi është i detyruar t’i sigurojë me ligj, të paktën një herë në 24 muaj.

Nga Kuvendi sqarojnë se procedura e prokurimit publik është për shërbime konkrete shëndetësore dhe jo për polica të sigurimit privat.

Ata shtojnë se këto kontrolle nuk janë praktikë e re dhe se procedura të ngjashme janë zhvilluar edhe në vitet e mëparshme. Kuvendi u bëri thirrje mediave që kanë publikuar informacionin ta korrigjojnë dhe ta publikojnë demantin.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.