KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Me stil dhe familjen pranë, Rihanna tërheq vëmendjen në New York me xhaketën luksoze rozë

Me stil dhe familjen pranë, Rihanna tërheq vëmendjen në New York me xhaketën luksoze rozë

Rihanna tërhoqi vëmendjen me stilin e saj elegant, teksa u fotografua duke dalë nga hoteli në New York së bashku me partnerin e saj, ASAP Rocky, dhe vajzën e tyre 11-muajshe, Rocki.

Këngëtarja 38-vjeçare kishte zgjedhur një xhaketë rozë Miu Miu, të cilën e kombinoi me pantallona të shkurtra të zeza, taka të larta dhe vathë të mëdhenj në formë rrethi.

Ndërkohë, ASAP Rocky u shfaq si një baba i përkushtuar, duke mbajtur në krahë vajzën e tyre të vogël dhe sediljen e makinës, shkruan DailyMail.

Çifti, i cili është në një lidhje prej rreth gjashtë vitesh, ka edhe dy djem, RZA, 4 vjeç, dhe Riot, 3 vjeç.

Dalja familjare vjen pak kohë pasi Rihanna ndau në rrjetet sociale fotografi të rralla me të tre fëmijët e saj gjatë një vizite në Barbados, vendin ku ajo u rrit.

Në vitin 2017, rruga e fëmijërisë së saj në Bridgetown u riemërtua “Rihanna Drive” në nder të këngëtares. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.