KORREKT / SOT28 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Simeone flet për të ardhmen e Alvarezit dhe abuzimet e tifozëve ndaj tij

Simeone flet për të ardhmen e Alvarezit dhe abuzimet e tifozëve ndaj tij

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, ka konfirmuar se sulmuesi Julian Alvarez do të përfshihet në skuadër për ndeshjen e ardhshme të ekipit kundër Villarealit nesër (e diel).

Duke iu drejtuar mediave, Simeone theksoi rolin jetësor që luan reprezentuesi argjentinas në strategjinë e përgjithshme të ekipit.

Trajneri theksoi se Alvarez mbetet një figurë qendrore nëse skuadra dëshiron të arrijë objektivat e saj të performancës këtë sezon.

“Julian do të jetë në skuadër nesër. Për mua, Julian është një lojtar jashtëzakonisht i rëndësishëm për ne që të arrijmë objektivat tona. Për sa kohë që ai është me ekipin, unë do të kujdesem për të”, ka thënë fillimisht Alvarez.

Simeone foli edhe për protestat dhe fyerjet e tifozëve të Atleticos karshi lojtarit argjentinas, i cili ka shprehur dëshirën të largohet drejt Barcelonës.

“Unë i respektoj tifozët tanë, gjithmonë i kam respektuar, por nuk pajtohem me fyerjet apo abuzimet”.

“Çdo fjalë po shqyrtohet me kujdes nga njerëz që presin të krijojnë konflikt dhe pasiguri. Nuk ka asnjë pasiguri. Miguel ishte shumë i qartë. Ai është lojtari ynë dhe ne kemi nevojë për të”, përfundoi trajneri i Atleticos. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.