Në episodin e radhës të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir është Besart Cecelia, ish-futbollisti i njohur kosovar, i cili pas përfundimit të karrierës si lojtar vendosi të vazhdojë rrugëtimin në futboll si trajner. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorit zyrtar Exfis.
Cecelia ka zbuluar se si një ish-trajner i tij në mungesë të mjeteve të duhura, e kishte formuar formacionin e lojës me ‘papuçe’ në përpjekje për t’ua shpjeguar taktikat ekipit.
“Shkojmë në përgatitje edhe tash ne, trajnerët, ata kanë pas eksperiencë si trajnerë, mirëpo mjetet si sot nuk i kanë, nuk i kanë pas tabelat e ato ndoshta shtetet tjera i kanë pas, por na kemi qenë pak mbrapa me ato”.
“Edhe e bënë formacionin se kishim me lujtë, me Belasica, ka qenë Belasnica, ashtu diçka, e Bullgarisë, jo e Bullgarisë, se në kufi, ka qenë në kufi me Maqedoninë edhe vijnë ata në kufi me Maqedoninë ata vijnë me luajt me neve në Sandanski, ishin përgatitje edhe ata, lypën me luajt lojë me neve”.
“Para ndeshjes vjen tash ai me bo taktikën, fol, tash trajneri fol, Kemajl Halimi, jep, cakton formacionin dhe analizën e lojës siç bëjnë trajnerët, kur ai merr, i kishim papuçet ne secili të veshur se loja ish mas tri ore, mas dreke edhe na i merr papuçet edhe i shtrinë”.
“I vendos në tokë edhe bon, 4-4-2. Ne nisim me qesh, me papuçe e boni formacionin, doli më andej, e bëri formacionin, me papuçe 4-4-2”, ka rrëfyer mes tjerash Cecelia.
Episodin e plotë të “Arena e Yjeve” mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube./Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com

