Interi ka mbyllur pjesën e parë në epërsi bindëse 3-0 ndaj Genoas në ndeshjen e kampionatit italian Serie A, pas 45 minutave të mbushura me tension, ndëshkime, ndërhyrjen e VAR-it dhe gola në minutat e fundit.
Takimi nisi me tone të ashpra te zikaltërit, ku u ndëshkuan me kartonë të verdhë Nicolò Barella në minutën e 17-të dhe Carlos Augusto në minutën e 28-të. Por vetëm një minutë më vonë, në minutën e 29-të, kapiteni Lautaro Martínez zhbllokoi rezultatin për 1-0.
Fundi i pjesës së parë solli dramën e vërtetë në fushë ku në minutën e 40-të, Marcus Thuram dyfishoi shifrat në 2-0.Në minutën e 44-të, Federico Dimarco gjeti rrugën e rrjetës për atë që u duk si goli i tretë, por pas rishikimit me VAR, goli u anulua dhe rezultati mbeti 2-0.
Megjithatë, Interi nuk u ndal dhe në minutën e 45+3′ të shtesës, Petar Sučić u tregua i saktë nga pika e bardhë (penallti), duke vulosur avantazhin 3-0 para pushimit./IndeksOnline/
🚨🇮🇹 | GOAL: PETAR SUCIC MAEKS IT THREE FOR INTER WITH A PENALTY!
Inter 3-0 Genoa. https://t.co/4FWmVnZvx0
— TheGoalsZone (@TheGoalsZone) November 28, 2026

