KORREKT / SOT23 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Moti

Prej nesër lëshohet në përdorim teleferiku me gjashtë ulëse në Kodrën e Diellit

Prej nesër lëshohet në përdorim teleferiku me gjashtë ulëse në Kodrën e Diellit

Qendra e Skijimit “Kodra e Diellit” njofton se duke filluar nga nesër, teleferiku me gjashtë ulëse do të lëshohet për përdorim dhe turistët do të mund të shijojnë pamjet e Kodrës së Diellit.

Nga Qendra thonë se presin që të ketë reshje të freskëta të borës dhe të hapet sezoni i skijimit.

“Ju njoftojmë se duke filluar nga nesër, gjashtëulësja do të jetë në funksion të plotë dhe e hapur për shëtitje panoramike, duke ju ofruar vizitorëve një përvojë unike dhe pamje mahnitëse të zonës sonë malore”.

“Sa i përket kushteve klimatike, ato mbeten të pandryshuara. Megjithatë, shpresojmë që reshjet e freskëta të borës të mbërrijnë së shpejti, duke krijuar kushtet e nevojshme që komuniteti i skijimit të mund të shijojë plotësisht pistat e ski-qendrës sonë”.

“Me ardhjen e këtyre kushteve, synojmë të hapim zyrtarisht sezonin dimëror dhe t’ju mirëpresim të gjithëve për një sezon të mbushur me sport, argëtim dhe përvoja të paharrueshme. Faleminderit për mirëkuptimin dhe mbështetjen tuaj!”, thonë nga Qendra./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.