KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Flick ka zbuluar një tjetër perlë te Barcelona, talenti i La Masias që po befason të gjithë

Flick ka zbuluar një tjetër perlë te Barcelona, talenti i La Masias që po befason të gjithë

Faza përgatitore e Barcelonës i ka dhënë Hansi Flickut mundësinë për të vlerësuar disa prej talenteve të akademisë, ndërsa Xavi Espart është shfaqur si një prej befasive më të mëdha të kësaj vere.

Sipas Marca, Flick e konsideron 19-vjeçarin një lojtar të nivelit të lartë, pasi sezonin e kaluar i dha mundësinë të paraqitej gjashtë herë me ekipin e parë.

Espart ka vazhduar të impresionojë edhe gjatë kësaj vere. Mbrojtësi i djathtë ishte titullar ndaj Birmingham Cityt, ndërsa ka luajtur nga minuta e parë edhe në ndeshjet e Barcelonës kundër Udineses dhe Nottingham Forestit.

19-vjeçari e bëri debutimin me ekipin e parë në mars, në përballjen ndaj Neëcastle Unitedit, dhe që atëherë ka treguar se mund të jetë i dobishëm në më shumë se një pozicion.

Përveç rolit si mbrojtës i djathtë, Espart mund të aktivizohet edhe në mesfushë, duke i dhënë Flickut një alternativë shtesë në formacion.

Profili zyrtar i Barcelonës konfirmon se Espart iu bashkua akademisë La Masia në vitin 2015, duke kaluar nëpër grupmoshat e klubit dhe tashmë duke qenë shumë pranë një roli më të rëndësishëm në ekipin e parë.

Paraqitjet e tij gjatë kësaj vere kanë bërë që emri i Espartit të jetë ndër ata që po tërheqin më shumë vëmendje në Barcelonë, ndërsa Flick duket se po e sheh gjithnjë e më seriozisht mundësinë për t’i dhënë hapësirë të riut./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.