KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

“Peja Open” sjell spektakël në Brestovik, bullgarët marrin dy titujt individualë

“Peja Open” sjell spektakël në Brestovik, bullgarët marrin dy titujt individualë

Në kompleksin sportiv “Arben Zeka” në Brestovik të Pejës është zhvilluar edicioni i tetë i turneut evropian të tenisit “Peja Open”, në të cilin tenistët nga Bullgaria u dalluan me paraqitje të suksesshme, duke triumfuar në të dyja kategoritë individuale.

Në konkurrencën individuale te meshkujt, titulli i kampionit i takoi bullgarit Ivan Hristakiev, i cili në finalen e turneut mposhti izraelitin Adam Chashkin me rezultat 2-0 në sete, 6/3, 7/6.

Edhe në konkurrencën e femrave triumfoi një teniste nga Bullgaria. Yuliana Dimitrova ishte më e mirë në finale ndaj ukrainases Anna Kliukovska, të cilën e mposhti bindshëm 6/3, 6/1.

Në konkurrencën e çifteve te meshkujt, titulli i kampionit i takoi dyshe­së turko-kroate Berke Bozkurt/Lovre Marovic. Ata në finale triumfuan ndaj çiftit Ivan Hristakiev/Sergej Nikolic, me rezultat 6/2, 6/4.

Finalja e dysheve te femrat solli një përballje mjaft interesante dhe dramatike. Titullin e fituan ukrainasja Anna Kliukovska dhe tenistja nga Bosnja dhe Hercegovina Natalija, të cilat mposhtën çiftin kosovar Hana Veseli/Anesa Ismajli pas tri seteve, 6/3, 1/6, 10/7.

Me përfundimin e “Peja Open”, aktivitetet e tenisit në Pejë do të vazhdojnë edhe gjatë dy javëve të ardhshme, ku në program janë turnetë World Tennis J30 Peja Open./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.