KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Në vendkalimet kufitare Tabanoc dhe Bogorodicë pritet deri një orë për dalje nga vendi

Në vendkalimet kufitare Tabanoc dhe Bogorodicë pritet deri një orë për dalje nga vendi

Trafiku në rrugët shtetërore në vend po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njoftojnë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM).

Nga atje thonë se intensiteti i trafikut është rritur në rrugët jashtë zonave urbane, për shkak të frekuencës së shtuar të automjeteve.
“Në pikën kufitare Tabanoc, për dalje nga vendi, koha e pritjes është rreth një orë. Përafërsisht një orë pritet edhe në Bogorodicë, gjithashtu për dalje nga vendi.

Në pikat e tjera kufitare nga ana e vendit tonë, nuk ka vonesa më të gjata gjatë hyrjes dhe daljes nga vendi”, thonë nga LAMM.

LAMM u bënë thirrje shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, të respektojnë sinjalistikën e vendosur të trafikut./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.