KORREKT / SOT29 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

21 vjet më parë Fatmir Limaj u shpall i pafajshëm nga Haga

21 vjet më parë Fatmir Limaj u shpall i pafajshëm nga Haga

Më 30 nëntor 2005, Gjykata e Hagës e shpalli të pafajshëm ish-luftëtarin e UÇK-së, Fatmir Limaj – Çeliku, nga akuzat për krime lufte.

Njëri ndër komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga një proces gjyqësor i gjatë një vit, ishte shpallur i pafajshëm për aktakuzat e ngritura ndaj tij.

Fatmir Limaj, asokohe deputet në legjislacionin e parë të Kuvendit të Kosovës dhe shef i Grupit Parlamentar të PDK-së, u arrestua nga Tribunali i Hagës në shkurt 2003 nën akuzat për krime lufte.

Më 1 dhjetor 2005, Fatmir Limaj arrin në Aeroportin e Prishtinës, ku ishte pritur nga liderë të lartë politikë. Në pritje të tij kishin dalë të gjithë bashkë komandantët e UÇK-së, si Hashim Thaçi, Fatmir Limaj, Azem Syla, Sylejman Selimi, Jakupi Krasniqi, Rexhep Selimi, Ramë Buja dhe Agim Çeku.

Në pritje të tij kishin dalë edhe mijëra qytetarë për të festuar, për atë që ata e kanë quajtur fitore të drejtësisë ndërkombëtare dhe luftës së pastër të UÇK-së.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.