KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ndalohen dy të mitur në Shkup, dyshohen për tentim vjedhje

Ndalohen dy të mitur në Shkup, dyshohen për tentim vjedhje

Policia në Shkup ka privuar nga liria dy të mitur, të moshës 15 dhe 13 vjeç, të dyshuar për një tentativë grabitjeje ndaj një 14-vjeçari.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ngjarja ka ndodhur më 10 gusht, rreth orës 20:00, në bulevardin “Koço Racin” në Shkup.

Dy të miturit dyshohet se kanë sulmuar fizikisht 14-vjeçarin dhe janë përpjekur t’ia marrin paratë. Pasi nuk kanë arritur ta kryejnë grabitjen, ata janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Më vonë, rreth orës 20:40, nëpunësit policorë të SPB Shkup i kanë gjetur dhe privuar nga liria dy të dyshuarit në rrugën “11 Tetori”, në zonën e Qendrës në Shkup.

Të miturit janë mbajtur në stacion policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre pritet të paraqitet kallëzim përkatës për veprën penale “grabitje” në tentativë, sipas nenit 237, në lidhje me nenin 19 të Kodit Penal.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.