KORREKT / SOT24 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Zbulohen më shumë lidhje ilegale sesa legale në sheshin “Xhorxh Bush” në Prishtinë

Zbulohen më shumë lidhje ilegale sesa legale në sheshin “Xhorxh Bush” në Prishtinë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se janë evidentuar një numër i madh i lidhjeve ilegale të ujit në sheshin “Xhorxh Bush” në Prishtinë.

Përmes një njoftimi, KRU “Prishtina” ka bërë të ditur se numri i lidhjeve ilegale të evidentuara ka qenë më i madh sesa ai i lidhjeve legale.

“Gjatë gjithë ditës së sotme janë evidentuar më shumë lidhje ilegale sesa lidhje legale. Kjo është e papranueshme!”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

Ujësjellësi ka theksuar se lidhjet e paautorizuara përbëjnë shkelje dhe ndikojnë drejtpërdrejt në funksionimin e sistemit të furnizimit me ujë dhe në konsumatorët që i respektojnë rregullat.

Kompania nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me masat që do të ndërmerren ndaj personave përgjegjës për këto lidhje ilegale. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.