Një i mitur dyshohet se kishte rënë nga objekti ku si pasojë me lëndime ishte dërguar në QKUK për trajtim ndërsa të shtunën është konfirmmuar vdekja e tij.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur më 02.08.2026 në Prizren.
Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Prizren / 02-08.08.2026-16:00. Është raportuar se me 02.08.2026 viktima mashkull kosovar (i mitur), dyshohet se kishte rënë nga objekti, ku si pasoj me lëndime ishte dërguar në QKUK për trajtim të vazhdueshëm, ndërsa me 08.08.2026 është konfirmuar se viktima kishte ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raport. /Telegrafi/
