KORREKT / SOT29 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Të shtëna në një shkollë në Tajlandë – të paktën gjashtë të vrarë, eliminohet edhe i dyshuari 14-vjeçar

Të shtëna në një shkollë në Tajlandë – të paktën gjashtë të vrarë, eliminohet edhe i dyshuari 14-vjeçar

Në një shkollë të mesme pranë Bangkokut, Tajlanda sot shpërtheu një sulm me armë zjarri, ku humbën jetën të paktën gjashtë persona, ndërsa 15 të tjerë u plagosën, njoftoi policia.

Për të shtënat në shkollën “Debsirin Nonthaburi”, në provincën Nonthaburi, në veriperëndim të kryeqytetit, dyshohet një nxënës 14-vjeçar i kësaj shkolle.

Shërbimet emergjente u dërguan menjëherë në vendngjarje, ndërsa nxënësit dhe mësuesit u evakuuan duke u larguar nga shkolla.

Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të mos i afrohen zonës së shkollës, raportoi BBC.

Policia dhe mediat lokale besojnë se autori i sulmit ka vdekur, por ende nuk është e qartë nëse ai vrau veten apo u qëllua nga policia.

Shkolla Debsirin është një nga institucionet më prestigjioze arsimore në Tajlandë. Ajo u themelua në fund të shekullit XIX dhe sot ka degë në mbarë vendin. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.