KORREKT / SOT29 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Protesta në Tiranë, protestuesit grumbullohen para Kryeministrisë

Protesta në Tiranë, protestuesit grumbullohen para Kryeministrisë

Në Tiranë po zhvillohet protesta e radhës,sot e diel më 29 nëntor, që përkon me Ditën e Çlirimit.

Protestuesit u grumbulluan në sheshin ‘Skënderbej’ dhe më tej nisën marshimin në drejtim të Kryeministrisë.

Në protestën e zhvilluar një ditë më parë u regjistruan përplasje të forta mes policisë dhe protestuesve.

Sipas të dhënave paraprake nga strukturat spitalore, në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur për ndihmë mjekësore 50 persona, mes tyre 17 efektivë policie, 21 protestues, 6 gazetarë dhe 6 kalimtarë.

Policia e Tiranës arrestoi 12 persona dhe procedoi penalisht 19 të tjerë, pas akteve të dhunës të regjistruara gjatë tubimit të zhvilluar ditën e djeshme në kryeqytet. /euronews/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.