Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    Mateo dhe Greta, dy banorët e rinj në Big Brother VIP Albania

    January 4, 2026

    Shkelja e rregullave: Seno largohet nga Big Brother VIP Albania

    January 4, 2026

    Nëse përdorni korrektor pa e ditur këtë detaj, fytyra duket e lodhur edhe pas grimit

    January 4, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Mateo dhe Greta, dy banorët e rinj në Big Brother VIP Albania
    • Shkelja e rregullave: Seno largohet nga Big Brother VIP Albania
    • Nëse përdorni korrektor pa e ditur këtë detaj, fytyra duket e lodhur edhe pas grimit
    • Pse Trump e ka sulmuar Venezuelën dhe e ka kapur Maduron?
    • Votat me postë: LVV kryeson me mbi 65% pas numërimit të 18 kutive
    • Pëlqehet nga Unai Emery, Aston Villa e ëndërron yllin e Man Cityt
    • E keni në shtëpi dhe nuk e dini? Kjo bimë mund ta zbukurojë shtëpinë tuaj deri në pranverë
    • Si u arrestua kaq lehtë Maduro?
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Sunday, January 4
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
      • Zgjedhjet e 28 dhjetorit
      • Zgjedhjet parlamentare 2025
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » E ardhmja e dy portierëve të Real Madridit mund të jetë në rrezik

    E ardhmja e dy portierëve të Real Madridit mund të jetë në rrezik

    korrektpressBy korrektpressDecember 24, 2025 Andriy lunin 2 Mins Read
    E ardhmja e dy portierëve të Real Madridit mund të jetë në rrezik
    E ardhmja e dy portierëve të Real Madridit mund të jetë në rrezik
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Disa klube nga Arabia Saudite po shfaqin interes konkret për portierin belg Thibaut Courtois, ndërsa Villarreal ka nisur lëvizjet për të afruar Andriy Lunin.

    Edhe pse vëmendja mediatike te Real Madridi zakonisht përqendrohet te emra si Kylian Mbappe, Vinicius Junior, Jude Bellingham, Arda Guler apo Rodrygo Goes, realiteti është se Courtois (33 vjeç) mbetet një nga shtyllat e padiskutueshme të ekipit.

    Ndeshje pas ndeshjeje, portieri belg dëshmon se prania e tij është vendimtare për klubin madrilen.

    Për këtë arsye, interesimi në rritje nga Arabia Saudite përbën një burim shqetësimi për “Los Blancos”.

    Sipas një raportimi të Defensa Central, disa klube të Lindjes së Mesme janë të gatshme t’i ofrojnë Courtois një kontratë trevjeçare me vlerë 30 milionë euro në sezon.

    Megjithatë, në parim, Courtois nuk pritet t’i marrë seriozisht këto oferta.

    Përveçse nuk ka shqetësime financiare, ai gëzon një pagë të lartë dhe synon të vazhdojë të luajë në nivelin më të lartë.

    Aktualisht, kontrata e tij me Real Madridin skadon në qershor 2027, dhe gjithçka tregon se do të vijojë të mbrojë portën e “Santiago Bernabeu” deri atëherë.

    Ndryshe paraqitet situata e Andriy Lunin (26 vjeç).

    Portieri ukrainas duket gjithnjë e më i lodhur nga roli i dytë pas Courtois dhe nuk përjashton një largim në fund të sezonit.

    Mes ofertave që kanë nisur të mbërrijnë, spikat ajo e Villarrealit.

    Sipas OK Diario, klubi spanjoll e sheh Lunin si profilin ideal për t’i dhënë stabilitet portës, një repart ku as Luiz Junior dhe as Arnau Tenas nuk kanë arritur të konsolidohen. /Telegrafi/

    TË TJERA

    Pëlqehet nga Unai Emery, Aston Villa e ëndërron yllin e Man Cityt

    Dy gola të vonshëm, Barcelona e fiton derbin lokal ndaj Espanyol

    A do të rikthehet Kylian Mbappe për Superkupë? Xabi Alonso jep detaje

    Interi afër marrëveshjes për Joao Cancelon, Barcelona mbetet pengu i vetëm

    I shtohet konkurrenca Edon Zhegrovës? Federico Chiesa i hapur për rikthimin te Juventusi

    Frikë te Real Madridi, gjiganti anglez e do me patjetër yllin holandez

    Ish-ylli i Bayernit bëhet me ekip të ri në moshën 44-vjeçare

    LEXO GJITHASHTU

    Mateo dhe Greta, dy banorët e rinj në Big Brother VIP Albania

    January 4, 2026

    Shkelja e rregullave: Seno largohet nga Big Brother VIP Albania

    January 4, 2026

    Nëse përdorni korrektor pa e ditur këtë detaj, fytyra duket e lodhur edhe pas grimit

    January 4, 2026

    Pse Trump e ka sulmuar Venezuelën dhe e ka kapur Maduron?

    January 3, 2026
    TË TJERA

    Votat me postë: LVV kryeson me mbi 65% pas numërimit të 18 kutive

    January 3, 2026

    Pëlqehet nga Unai Emery, Aston Villa e ëndërron yllin e Man Cityt

    January 3, 2026

    E keni në shtëpi dhe nuk e dini? Kjo bimë mund ta zbukurojë shtëpinë tuaj deri në pranverë

    January 3, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.