KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Gjatë 24 orëve, janë privuar nga liria 18 shoferë për drejtim të papërgjegjshëm të automjeteve

Gjatë 24 orëve, janë privuar nga liria 18 shoferë për drejtim të papërgjegjshëm të automjeteve

Policia gjatë 24 orëve të fundit privuan nga liria 18 shoferë në të gjithë territorin e shtetit për shkak të drejtimit të papërgjegjshëm të automjetit, njofton Ministria e Punëve të Brendshme.

Prej tyre, 17 shoferë drejtonin automjete pa patentë shoferi. Pesë u kapën në Shkup, tre në Prilep, ndërsa nga një në Manastir, Koçan, Dellçevë, Kërçovë, Vallandovë, Gjevgelia, Veles, Negotinë dhe në zonën e Tetovës.

Mes të arrestuarve është edhe një shofer nga fshati Dulica, komuna e Makedonska Kamenicës, i cili drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe shkaktoi një aksident trafiku me dëme materiale.

Nga MPB informojnë se pas dokumentimit të plotë të të gjitha rasteve do të paraqiten kallëzime penale përkatëse.

Ministria përsëri apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe dispozitat e trafikut, të mos drejtojnë automjet pa dhënë provimin e patentës, nëse u është vendosur ndalesë për drejtim ose kur janë nën ndikimin e alkoolit, me qëllim rritjen e sigurisë në trafik.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.