Me telefon në dorë dhe cigare të ndezur, kështu ngiste një nga shoferët e kompanisë së autobusëve “Arditi Tours”, duke rrezikuar sigurinë e pasagjerëve që udhëtojnë me këtë linjë.
Për këto pamje shqetësuese, udhëtarët kanë shprehur shqetësimin e tyre. Njëri prej tyre, i cili ka udhëtuar me autobusin ku shoferi shihet duke drejtuar autobusin me telefon në dorë, thotë se pamje të tilla janë të shpeshta gjatë udhëtimeve.
Qytetari, i cili thotë se udhëton shpesh në këtë linjë, pretendon se këto veprime nuk janë raste të izoluara, por përsëriten edhe nga pjesëtarë të tjerë të stafit.
Sipas udhëtarit, një veprim i tillë përbën rrezik serioz për sigurinë e të gjithë personave që udhëtojnë me këtë linjë.
Ai kërkon që kjo çështje të trajtohet me seriozitet dhe të marrë vëmendjen e kompanisë dhe institucioneve përgjegjëse, në mënyrë që të shmangen situata të rrezikshme në komunikacion.

