KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Moti

AUV-Maqedoni: Temperaturat e larta rrisin rrezikun e helmimit, blini nga vende të verifikuara

AUV-Maqedoni: Temperaturat e larta rrisin rrezikun e helmimit, blini nga vende të verifikuara

Me temperaturat që pritet të arrijnë 40 gradë në ditët në vijim, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) paralajmëron se rreziku i helmimit nga ushqimi po rritet ndjeshëm dhe u bën thirrje qytetarëve të jenë veçanërisht të kujdesshëm gjatë blerjes, transportimit, ruajtjes dhe përgatitjes së produkteve ushqimore.

Nga AUV theksojnë se temperaturat e larta paraqesin gjithashtu një rrezik për shëndetin e kafshëve, prandaj është e nevojshme t’u sigurohen atyre sasi të mjaftueshme ushqimi të sigurt dhe ujë të freskët në kohën e duhur.

“Për të zvogëluar rrezikun e helmimit, qytetarët duhet të blejnë ushqim ekskluzivisht nga pikat e verifikuara të shitjes, ku produktet, veçanërisht ato me origjinë shtazore, ruhen në pajisje të përshtatshme frigoriferike”, njoftojnë nga AUV.

Agjencia këshillon të mos blihen produkte me paketim të dëmtuar ose të fryra, dhe të merren ushqime të ftohta dhe të ngrira në fund të blerjeve. Produktet që prishen, siç janë mishi, qumështi dhe vezët, nuk duhet të lihen në makina ose në temperatura të larta për një kohë të gjatë./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.