KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Moti

Një rënie e menjëhershme e temperaturës rrit rrezikun e atakut në zemër dhe goditjes në tru

Një rënie e menjëhershme e temperaturës rrit rrezikun e atakut në zemër dhe goditjes në tru

Rënia e menjëhershme e temperaturave mund të ndikojë seriozisht në shëndetin e zemrës dhe enëve të gjakut.

Në të ftohtë, enët e gjakut ngushtohen, tensioni arterial rritet dhe gjaku mund të bëhet më i prirur për formimin e mpiksjeve, duke shtuar rrezikun për infarkt dhe goditje në tru.

Më të rrezikuar janë personat që vuajnë nga sëmundjet e zemrës dhe tensioni i lartë.

Foto ilustruese

Edhe një rënie e vogël e temperaturës mund të ndikojë në rritjen e rasteve të infarktit, ndërsa aktivitetet e rënda fizike në të ftohtë, si pastrimi i borës, mund ta rëndojnë edhe më shumë zemrën.

Shenjat paralajmëruese që nuk duhen neglizhuar janë:

– Dhimbje ose shtrëngim në gjoks.

– Dhimbje në krahë, shpatulla, shpinë, qafë ose nofull.

– Vështirësi në frymëmarrje, djersë të ftohta, të përziera dhe marramendje.

– Varja e njërës anë të fytyrës, dobësia e krahut dhe vështirësitë në të folur.

Nëse shfaqet ndonjëra nga këto shenja, duhet kërkuar menjëherë ndihmë mjekësore në numrin 124, edhe nëse simptomat largohen.

Për t’u mbrojtur gjatë dimrit, rekomandohet të visheni ngrohtë, të shmangni sforcimet e tepërta në të ftohtë, të kufizoni alkoolin dhe të konsultoheni me mjekun për përdorimin e barnave kundër ftohjes, veçanërisht nëse vuani nga tensioni i lartë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.