KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Zyrtare: Real Madridi i lë ‘duarbosh’ klubet angleze, nënshkruan me Carlos Espi

Zyrtare: Real Madridi i lë ‘duarbosh’ klubet angleze, nënshkruan me Carlos Espi

Real Madridi ka nënshkruar me sulmuesin e Levantes Carlos Espi.

Espi që ishte pranë kalimit në Ligën Premier, ka zgjedhur skuadrën madrilene si destinacionin e radhës, me të cilët ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare.

Përmes një komunikate zyrtare, “Los Blancos” e konfirmuan afrimin e Espit, për të cilin paguan mbi 25 milionë euro.

“Real Madridi dhe Levante janë pajtuar për transferimin e lojtarit Carlos Espi, i cili do të jetë i lidhur me klubin tonë për pesë sezonet e ardhshme, deri më 30 qershor 2031”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.

Spanjolli ka fituar vëmendje në këto tre vitet e fundit te Levante, ku pavarësisht moshës së re, pra 21-vjeç, ka zhvilluar 66 ndeshje për të shënuar 20 gola.

Ndër të tjera, Jose Mourinho e sheh atë si pasuesi i Gonzalo Garcia, i cili pritet t’i bashkohet Fulhamit dhe një lojtar siç ishte dikur “Joselu”./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.