KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Gasolina” e Dhurata Dorës dhe Gjestit ‘shpërthen’ në Evropë – ngjitet në krye të trendeve

“Gasolina” e Dhurata Dorës dhe Gjestit ‘shpërthen’ në Evropë – ngjitet në krye të trendeve

Bashkëpunimi i ri mes Dhurata Dorës dhe Gjestit, “Gasolina”, po shënon një sukses të menjëhershëm vetëm pak ditë pas publikimit, duke u renditur mes këngëve më të dëgjuara në disa vende të Evropës.

Ka qenë vetë Gjesti ai që ka ndarë lajmin me ndjekësit përmes një postimi në InstaStory, ku ka publikuar renditjen e këngës në listat e trendeve.

Sipas pamjes së publikuar nga këngëtari, “Gasolina” mban vendin e parë në Zvicër, Gjermani, Itali dhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa në Austri renditet në vendin e katërt.

Foto: Instagram

Krahas postimit, Gjesti ka shkruar me humor: “1-sh n’shkollë. 1-sh n’muzikë. Kurrë s’mu nda 1-shi. Ju duaaaaa”, duke falënderuar fansat për mbështetjen që i kanë dhënë projektit.

Që nga publikimi, “Gasolina” ka marrë miliona klikime dhe ka qenë një nga këngët më të komentuara në rrjetet sociale, ku ritmi dhe bashkëpunimi mes dy artistëve janë pritur mjaft mirë nga publiku.

Ky sukses konfirmon edhe një herë popullaritetin e Dhurata Dorës dhe Gjestit, të cilët vazhdojnë të dominojnë skenën muzikore shqiptare dhe të zgjerojnë ndikimin e tyre edhe jashtë trojeve shqiptare.

Me ritmin që po ndjek, kënga pritet të vazhdojë të ngjitet në klasifikimet muzikore dhe të mbetet një nga hitet më të dëgjuara të kësaj vere. /Telegrafi/

– YouTube www.youtube.com

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.