KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ndryshojnë temperaturat, sot shi dhe borë

Ndryshojnë temperaturat, sot shi dhe borë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë ëtë ditur se gjatë kësaj jave, era do të fryjë kryesisht nga drejtimet verilindore, jugperëndimore dhe juglindore, me intensitet përgjithësisht të dobët deri mesatar dhe shpejtësi prej 1–11 m/s.

Sipas IHMK-së, ndryshueshmëria e drejtimit të erës do të shoqërohet me luhatje të kushteve lokale atmosferike, pa sinjale për intensifikim të qëndrueshëm të saj.

Nga aspekti hapësinor, dallimet termike ndërmjet rajoneve do të jenë të kushtëzuara kryesisht nga konfiguracioni i relievit, lartësia mbidetare dhe karakteristikat mikroklimatike.

“Zonat malore dhe lokalitetet me lartësi më të madhe do të regjistrojnë vlera më të ulëta të temperaturave, ndërsa disa pjesë të Rrafshit të Dukagjinit pritet të kenë kushte relativisht më të buta termike. Në përgjithësi, periudha do të karakterizohet nga paqëndrueshmëri e moderuar atmosferike, rënie kalimtare e temperaturave, ngrica të mëngjesit, mundësi për mjegull dhe reshje periodike shiu, ndërsa në viset e larta edhe reshje bore. Nga fundi i periudhës pritet një zbutje graduale e kushteve termike, e shoqëruar me shtim të vranësirave dhe rikthim të reshjeve atmosferike”, thekson IHMK-ja.

Gjatë ditës së sotme, IHMK-ja ka njoftuar se në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me shi, në viset me lartësi të mëdha parashihet shi dhe borë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2 e 5 gradë celsius, ndërkaq maksimalet e ditës do të arrijnë në 6 e 9 gradë celsius.

Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1 deri në 11 metra për sekondë. /Zëri

Më poshtë ju sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale për ditën e sotme në qytetet kryesore të vendit:

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.