KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Malisheva dhe Ballkani sonte në misionin evropian, synojnë kalimin në raundin e tretë të Ligës së Konferencës

Malisheva dhe Ballkani sonte në misionin evropian, synojnë kalimin në raundin e tretë të Ligës së Konferencës

Dy klubet kosovar, Malisheva dhe Ballkani do të luajnë sonte (e enjte) ndeshjet vendimtare të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, me synimin për të siguruar një vend në fazën e ardhshme të garës së tretë të klubeve evropiane.

Malisheva udhëton në Skoci me një epërsi të rëndësishme prej 2-0 nga ndeshja e parë e zhvilluar në Prishtinë. Skuadra kosovare do të përballet me Hibernianin në stadiumin “Easter Road” në Edinburg, me takimin që nis nga ora 21:00.

Me avantazhin e krijuar në sfidën e parë, Malisheva është shumë pranë një kualifikimi historik, por për ta konfirmuar atë duhet të përballojë presionin e udhëtimit te klubi i njohur.

Ndërkohë, Ballkani do të kërkojë përmbysjen ndaj Bohemians. Kampionët e dikurshëm të Kosovës u mposhtën 2-1 në Irlandë, por goli i shënuar në udhëtim e mban plotësisht të hapur garën për kualifikim.

Përballja e kthimit zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 20:00.

Me mbështetjen e tifozëve dhe eksperiencën e fituar në skenën evropiane, Ballkani beson se mund ta përmbysë disavantazhin, ndërsa Malisheva synon ta kurorëzojë një tjetër mbrëmje të madhe për futbollin kosovar.

Dy ndeshjet e sotme mund të sjellin një tjetër kapitull të rëndësishëm për klubet e Kosovës në Evropë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.